Akademia I2 Defense është një akademi profesionale e qitjes dhe sigurisë, e licencuar dhe me bazë në Kosovë, e specializuar në trajnime me armë zjarri civile dhe sportive, si dhe në kurse të mbrojtjes së afërt (Bodyguard). Misioni ynë është të rrisim kulturën e sigurisë, disiplinën dhe përgjegjësinë tek secili kursant, duke kombinuar trajnimin praktik me njohuri ligjore dhe etike.


NË I2 DEFENSE, TRAJNIMET ZHVILLOHEN NGA INSTRUKTORË TË KUALIFIKUAR, NË AMBIENTE TË KONTROLLUARA DHE SIPAS STANDARDEVE LIGJORE NË FUQI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. PROGRAMET TONA PËRFSHIJNË:

Kursi Bazik për Instruktor

Ky modul ofron bazat profesionale për individët që synojnë të zhvillohen si instruktorë të qitjes dhe sigurisë. Pjesëmarrësit trajnohen në teknikat bazike të qitjes, rregullat e sigurisë, menaxhimin e pistës, komunikimin me kursantët dhe metodologjinë e mësimdhënies. Kursi përfshin teori dhe ushtrime praktike që përgatisin kandidatin të udhëheqë trajnime të strukturuara dhe të sigurta.

Kursi për Sniper

Moduli i Sniper-it fokusohet në qitjen precize në distanca të gjata dhe zhvillimin e aftësive të avancuara balistike. Trajnimi përfshin: analizë balistike, përdorimin e optikave, llogaritjet e distancës, pozicionet profesionale të qitjes, kamuflazh, observim dhe raportim. Kursi ka theks praktik dhe synon të formojë qitës me përqendrim të lartë, stabilitet dhe saktësi maksimale.

Kursi për CQB & Close Protection

Ky modul mbulon taktikat e luftimit në hapësira të ngushta (Close Quarter Battle) dhe aftësitë esenciale për mbrojtje të afërt (Close Protection). Përfshin lëvizje taktike në ambiente të mbyllura, punë në ekip, hyrje dhe pastrim të dhomave, reagim ndaj kërcënimeve të afërta dhe procedura të escort-it të personave të mbrojtur. Trajnimi ndërthur taktika praktike me standarde profesionale të sigurisë dhe menaxhimit të rrezikut.

RISIA E MADHE – DCQB™

Kursi revolucionar “DCQB – Drone Close Quarter Battle” vjen së shpejti në I2 Defense Academy!

Ky është kursi i parë në rajon që i mëson kursantët të përdorin dronët në skenarë taktikë, veçanërisht në hapësira të mbyllura dhe në mjedise urbano-taktike.

Pse I2 Defense?

Instruktorë me përvojë reale – ish-ushtarakë, ish-policë dhe operatorë sigurie me eksperiencë në terren.

Trajnim maksimalisht praktik – deri në 80–90% e trajnimit zhvillohet në terren, në skenarë realë.

Standard profesional – programe të ndërtuara mbi praktikat më të mira ndërkombëtare.

Pajisje dhe logjistikë taktike – pajisje profesionale, objekte trajnimi dhe poligon qitjeje.

Certifikim i dokumentuar – certifikata pas përfundimit të çdo kursi.

Çfarë thonë kursantët?

Trajnimi në I2 Defense më dha aftësi reale që i përdori në punën time të përditshme në kompani sigurimi. Instruktorët janë shumë profesionalë dhe kërkues.”

– A. K., Operator Sigurie

“Kursi Bodyguard / Close Protection ishte shumë praktik, me skenarë realë, dhe na shtyu në limitet tona fizike dhe mendore.”

– L. B., Kursant Civil